Kosovë, kërkohet drejtësi për masakrën e Krushës

Në Krushë të Madhe të Kosovës u përkujtua 23-vjetori i masakrës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 240 persona, përfshirë edhe gra e fëmijë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se janë duke u angazhuar në vijimësi për të sjellë drejtësi për të gjithë viktimat e luftës në Kosovë. Kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kujtoi gjithë të vrarët duke thënë që serbët kanë shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, ndërsa shtoi që dhimbjet do të pakësohen kur të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur që për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejtë. Ne duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë, dhe të angazhohemi shumë për drejtësi për ne”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.