Kosova për herë te pare vendosi pushtet në gjithë territorin, demonstroi shtetësi, atë që i mungonte

Shkruan: Fejzi Hajdari

Kosova sot, s’eshte më si dje! Kufinjëve te Kosoves, paska kush i del Zot. Kosova po ndryshon, po forcon shtetesine po demonstron ate qe s’e kishte kurrë historikisht…, po ua tregon vendin komshinjëve!
Kosova, per te paren here pas pavaresimit te saj, po ushtron pushtet real dhe faktik ne te gjithe territorin e saj. Nje gje e tille ka bere qe te egersohet dhe terbohet ultranacionalisti serb Aleksandar Vuçiq, i cili i ndodhur para nje presioni te brendshem por deridiku edhe te jashtem, po perpiqet te shfrytezoj alternativen e vetme dhe te kufizuar, atë të pērdorimit të predionit nepermjet vringellimit te armeve ne kufi me Kosoven, me mundesi reale qe edhe kjo aventure militante, ti kthehet me efekt boomerang-u pak para zgjedhjeve ne Serbi…
Nga ana tjeter kemi veprimet e Qeverise Kurti sa te domosdoshme e te imponuuara ne kontekst te funksionalizimit te pushtetit ne te gjithe territorin e Kosoves, po aq dinjitoze dhe krenare. Veprimet e ketij lloji per here te pare historikisht po ia kthejne dinjitetin, shpresen e krenarinē qytetareve te Kosoves ne vecanti, por edhe gjithe shqiptareve, kundrejt Serbise. Kosova sot, s’eshte me si Kosova dje: Po i kthehet pushteti integral real kosovareve, po vjen shpresa e po hapen perspektivat…