Kosova mposht Lituaninë 4:0

Kombëtarja e Kosovës në Futboll ka regjistruar fitore prej 4:0.

Dardanët kanë mposhtur Lituaninë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen miqësore, njofton KlanKosova.tv.

Realizatorë në këtë ndeshje kanë qenë, Arbër Zeneli dy herë, Vedat Muriqi dhe Besar Halimi me nga një gol.