“Kosova është zemra e shqiptarisë” – Urimet e shqiptarëve të Shkupit për 12 vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Pavarësisht se institucionet apo partitë që drejtohen nga shqiptarët në Shkup nuk kanë paraparë manifestime për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qytetarët shqiptarë po e shënojnë këtë ditë historike kombëtare duke ndjekur atmosferën në Kosovë që transmetohet nga mediat e Prishtinës. Gazeta LAJM ka zhvilluar një anketë në rrugët e Shkupit, prej ku shumica e qytetarëve kanë uruar që Kosova sa më shpejtë të forcohet si shtet ndërsa institucionet të punojnë më fortë për integrimin e shtetit të dytë shqiptarë në strukturat euro-atlantike. Ndryshimi i pushtetit në Prishtinë shihet me optimizëm në Shkup. “Kosova është zemra e shqiptarisë”, thotë një shqiptarë nga Shkupi. Anketën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Kosova është zemra e shqiptarisë – urimet e shqiptarëve të Shkupit për 12 vjetorin e Pavarësisë

Kosova është zemra e shqiptarisë – urimet e shqiptarëve të Shkupit për 12 vjetorin e Pavarësisë

Posted by Lajm TV on Monday, February 17, 2020