Kosova e nis me humbje kampanjën kualifikuese për “Katari 2022”

Ka nisur me humbje aventura e Kosovës për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. “Dardanët” janë mposhtur nga Suedia me rezultat 3 – 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Goli i parë i mysafirëve erdhi në minutën e 12 nga Augustinsin dhe ky njëherit ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kosova nuk arriti të bëjë diçka më shumë madje pranoi edhe dy gola të tjerë nga Isak dhe Larsson, i cili realizoi nga penalltia. Në ndeshjen e radhës Kosova ballafaqohet me Spanjën, sfidë kjo e cila zhvillohet të mërkurën në Sevilla. Grupin B e kryeson Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër pikë, kurse Kosova renditet e fundit pa pikë.

Lexo me shume: https://rtv21.tv/kosova-e-nis-me-humbje-kampanjen-kualifikuese-per-katari-2022/
© RTV21.tv