Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 21 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli, në pjesët perëndimore me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 në 6, ndërsa maksimalja nga 13 në 21 gradë.