Vëllai i ish-kryeministrit Zaev nis biznes edhe për prodhimin e energjisë elektrike

Vice Zaev, vëllai i ish-kryeministrit Zoran Zaev është bërë menaxher i një kompanie të sapoformuar për prodhimin e energjisë elektrike e regjistruar gjatë periudhës së kaluar me emrin “Solar Green Energy”.

Adresa e kompanisë është në rrugën “Goce Dellçev” në Strumicë, ndërsa pronar është Pançe Zaev, babai i Vice Zaevit dhe ish-kryeministrit. Kontributi monetar është 5000 euro, dhe aktiviteti është “prodhimi i energjisë elektrike”, shkruan portali Faktor.

Nuk dihet se cilat burime të prodhimit të energjisë elektrike do të përdorin babai dhe vëllai i Zoran Zaev. Ish-kryeministri deri më tani ka konfirmuar vetëm se Total Energy, kompania në pronësi të djalit të tij 18-vjeçar Dushko Zaev, do të shesë energjinë elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike.(INA)