Koronavirusi së shpejti do të zhduket, pastaj vendosni “iks” shitoreve që e keqpërdorën situatën!

Arif Abdullau
Ashtu siç u paraqit, koronavirusi së shpejti edhe do të zhduket. Bashkë me zhdukjen e tij, do të zhduket edhe paniku i shkaktuar. Ne shumë gjëra kemi harruar, por assesi nuk duhet t’i harrojmë shitoret që e keqpërdorën situatën e krijuar dhe i shtrenjtuan produktet. Duhet t’i mbajmë mirë mend edhe këto shitore edhe pronarët e tyre. Dhe të ju m’shojmë një “iks” të madh.

Një iks të madh që nuk do tua heqim as pasi të kalojë pandemia. Edhe nëse na ofrojnë falas produktet e tyre, ne nuk duhet ta harrojmë sjelljen e tyre gjatë kësaj periudhe, kur po mundohen të përfitojnë nga frika e konsumatorëve.
Koronavirusi do të kalojë, turpi i tyre do të mbetet. Por bashkë me turpin, nga i cili nuk turpërohen, duhet të përballen edhe me bojkotin tonë. Nuk duhet të harrojmë!