Gjenerali i UÇK-së i del në mbrojtje Blerim Rekës: As që e keni kuptuar deklaratën e tij!

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku është treguar më i ashpër se kurrë.

Politikani Naim Maloku përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit të kaluar, të cilët po vazhdojnë me kritika të ashpra ndaj ministres Albulena Haxhiut dhe ministrit Blerim Reka.

Malokut shkruan se ata kanë vjedhur edhe në pjatën e ushtarit, një litër naftë e fakturuar për FSK-në thotë i ka kaluar dy euro.

Ai shton se ata janë në panikë dhe po kërkojnë shpëtim edhe të Grenell.

Sipas tij, këta kanë vjedhur edhe në varret e dëshmorëve, ndërsa ministrin Reka nga mendësia e kufizuar siç i quan ai, nuk e kanë kuptuar.

Postimi i plotë:

Keni vjedhë në pjatën e ushtarit, prisni kur të del që një litër naftë iu ka fakturuar FSK-s 2 euro!

Keni vjedhë edhe në varret e Dëshmorëve!

Jeni në panikë dhe po kërkoni shpëtim te GRENELL-i!

Po merreni me deklaraten e ministrit Reka të cilën, nga mendësia e kufizuar dhe tronditja nga humbja e pushtetit, as qe e keni kuptuar.

Ministrja Albulena Haxhiu i paska marrë fëmijët, me kerr zyrtar, nga çerdhja.

S po ju vjen marre pak bre!