Koronavirusi, regjistrohet viktima e 8 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me Covid-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv të Tiranës.

“Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është viktima e 8 nga Covid-19 në Shqipëri. Deri tani, nga 174 persona të prekur, janë shëruar 31 prej tyre.