Kopje të njëra-tjetrës, zbulohet sozia e Jonida Shehut

Jonida Shehu është një nga moderatoret më simpatike të ekanit shqiptar, e së fundmi miqtë e saj kanë arritur t’i gjejnë edhe sozinë.

Ka qenë gazetarja Suada Daci, e cila ka publikuar një foto në ‘Instastory’ të aktores Yasmine Bleeth e cila ka luajtur në projektin kinematografik ‘Baywatch’.
“@jonida.shehu ti ke luajtur tek Baywatch dhe s’na ke thënë gjë, sozia jote”, ka shkruar Daci krah postimit ku ka etiketuar dhe Shehun.
Ajo çfarë bie në sy është ngjashmëria e madhe e aktores amerikane me Jonidën, e cila me siguri tashmë nuk ka më dyshime për të gjetur sozinë e saj më të mirë.