“Kontrata” për atentat, shfaqje në regji të Nehat Memetit

Qendra Kreative Artistike “ TALIA” nga Kumanova, të hënën në ora 20:00, online shfaqë premierën e dramës : “ Kontrata “ nga autori Slavomir Mrozek, Regjia: Nehat Memeti. Drama “ Kontrata “ (“ The contract “) është vepër e autorit të mirënjohur polak, Slavomir Mrozek. Gjenialiteti i autorit, përbëhet nga aftësia e tij për t’i portretizuar mjeshtërisht ndarjet klasore si dhe pasqyrimin e bukur të ndjenjave siç janë: e të qenit ndryshe, të jesh i huaj, të mos jesh i pranuar, të jesh qytetar i rendit të dytë…etj. Veprimi dramatik zhvillohet në kohën e sotme, kurse vendi i ngjarjes ndodhë në një hotel në Zvicër. Autori në vepër trajton ndarjet klasore të qytetarëve zviceran si qytetarë të rendit të parë dhe atyre jo zviceran si qytetarë të rendit të dytë. Figura e qytetarit zviceran është portretizuar përmes personazhit të Magnus -it, një i moshuar i cili paraziton gjatë kohë në komoditetin e tij nga ndihma e pronarit të hotelit, Mësje Lefevr. Ai është preokupuar nga idetë suicidale për shkak të gjendjes së tijë depresive. Personazhi tjetër, Moris, është një djal i ri i cili ka ardhur në Zvicër dhe sapo është punësuar në hotel. Mirëpo, pas vdekjes së pronarit të hotelit, Magnus i propozon Moris-it një marveshje – kontratë për vrasjen e tij ! Mirëpo, kushti është që vrasja duhet të jet spontane dhe pa i ditur rethanat. Moris, pajtohet me kushtet e kësaj kontrate të çuditshme. Prej këtij momenti, ndodhin peripeci të ndryshme, situata tensionuese dhe tragjikomike. Vepra mbaron me një fund të lumtur, paradoksalisht, tek i moshuari kthehet dëshira për të jetuar i ballafaquar nga rreziku permanent për jetën e tij, kurse i riu kthehet në vendlindjen e vet, atje ku ndjehet i lumtur. Premierën e shfaqjes “ Kontrata “ mund ta përcjellni në linkun e mëposhtëm. https://youtu.be/OMSovFSdgrs