Kontesti Shkup-Sofje, javën e ardhshme vazhdojnë bisedimet

Bisedimet mbi çështjet e hapura politike me Bullgarinë vazhdojnë javën e ardhshme (23 dhe 24 mars) në Shkup, me një vizitën e ministres së Jashtme bullgare Teodora Gençovska. Maqedonia e Veriut në procesin e bisedimeve vepron me qëndrime të qarta të harmonizuara për çështjet e hapura, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje në takimin me gazetarë.

Ai njoftoi se në Forumin Diplomatik në Antalia ka pasur një takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ukrainë, por në pjesën më të madhe të takimit kanë qenë bisedimet tona politike dhe çështjet e hapura.

“Biseduam për të gjitha pikat, konkluduam se duhet të merren vendime vendimtare në këtë periudhë sepse çështja e zgjerimit evropian padyshim që bëhet një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe BE-në dhe secili shtet anëtar ka përgjegjësi për sigurinë e rajonin, por edhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Pra, nuk bëhet fjalë më vetëm për besueshmërinë e BE-së, por për sigurinë e rajonit”, tha Osmani.

I pyetur nëse ka qëndrime të kundërta për qëndrimet e Shkupit në bisedime në mes të MPJ-së dhe ekspertëve dhe ndërmjet MPJ-së dhe Qeverisë, Osmani e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Duke komentuar një tekst të publikuar dje, ai shtoi se nuk është korrekte të paraqitet teksti ndryshe, sepse thotë se flitet për dallimet në Bullgari, në mes të Ministrisë së Jashtme bullgare dhe qeverisë së tyre, e jo në tonën.