Konfirmohet, Elgit Doda do të performojë në koncertin e Malumës në Tiranë

Nesër (14 mars) në Tiranë, do të mbahet koncerti i shumëpritur i Malumës.

Ky koncert u anulua dy herë, e gjitha për shkak të pandemisë nga COVID-19.

Përveç Malumës, në koncert do të performojnë edhe artistë shqiptarë.

E pjesëmarrjen në koncert, e ka konfirmuar këngëtari i njohur që së fundi ka arritur suksese të mëdha, Elgit Doda.

Përmes një storje në “Instagram”, këngëtari shqiptar ka shkruar: Me ketë shokun tim shihemi më 14 mars te Sheshi Nënë Tereza”

Në skenën e këtij koncerti pritet të ngjitet edhe Ronela Hajati, ndonëse këngëtarja nuk e ka konfirmuar plotësisht pjesëmarrjen e saj.

“Pra, si duket unë do të hap koncertin e Malumas në Tiranë! Si duket, do ta shohim” ka thënë Ronela në Twitter./Lajmi.net/