Bora Zemani ia “mbyll gojën” komentueses që e kritikoi për grimin në pishinë

Bora Zemani është moderatorja shqiptare më e përfolur e muajve të fundit.

E derisa ajo është njëra ndër personazhet më të përfolura, secila lëvizja e saj merr vëmendje, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit.

Por sigurisht që një komentuese i kishte bërë përshtypje pamja e Borës me grim dhe i shkruar një koment.

“Të shkuarit në pishinë me kaq shumë make up, nuk është studio televizive.”, thuhet në komentin e ndjekëses së moderatores.

Bora në anën tjetër nuk ka hezituar aspak e përgjigjja e saj ka qenë tejet goditëse.

”Ndjesë që nuk më doli koha të hiqja make up-in por mu desh që direkt pas pune të shkoja me vrap të merrja djalin për ta çuar ne kursin e notit. Mos u mërzit për sakrificat e mia më duhet të jem e grimuar në punë!”, ka shkruar Bora në kundërpërgjigjen e saj./Lajmi.net/