Koncert dedikuar dirigjentit dhe kompozitorit të parë shqiptar në Maqedoni

Koncert tematik dedikuar Lorenc Antonit – etnomuzikologut, dirigjentit dhe kompozitorit të parë profesionist Shqiptar nga R.M.V. Dokumentar i përgatitur enkas, veprat më të bukura korale, vokale dhe instrumentale do ta rikthejnë kujtimin për këtë kolos të muzikës në vendlindjen e tij – Shkup me rastin e 111 vjetorit të lindjes dhe 21 vjetorin e ndarjes nga jeta. Emocione, mall dhe krenari! Të dielën 01. Nëntor në orën 16:00 në Shtëpinë e Armatës. Transmetim në TVM2. Hyrja për publik e kufizuar dhe vetëm me ftesa speciale sipas masave protokolare!