ASH: Të shkarrkohet sekretari i komunës Dibër, përvetësoi mijëra euro

Kërkesë Për SHKARKIM,

Drejtuar Kryetarit të Komunës Dibër z. Hekuran Duka !

Duke pasur parasysh informacionet dhe faktet, të zezën mbi të bardhë, keqpërdorimet të njëpasnjëshme të detyrës nga ana e z.Ylli Mirzo – Sekretar komunal, që ka rezultuar me përvetësime personale prej dhjetra mijëra eurove, Aleanca për Shqiptarët – Dega Dibër, kërkojmë Shkarkim TË Menjëhershëm të personit nga posti në fjalë, vendim ky që është konform normave Ligjore, Etike dhe Morale.

Vlerësojmë se marrja e këtij hapi do të shërbente si model për rikthimin e kredibilitetit të qytetarëve ndaj institucionit dhe përfaqësuesve të tyre.

Të thirrur parimisht nga interesi per të qenë në shërbim të qytetarëve dhe Dibrës, shpresojmë që Kryetari i Komunës z. Hekuran Duka, të reflektojë dhe kuptojë drejtë kërkesën e subjektit, në të kundërt do të nënkuptonte edhe përfshirjen e tij në këto afera si bashkëpuntor dhe i vetëdishëm për keqpërdorime të tilla.

Me Respekt,
Aleanca Për Shqiptarët – Dega DIBËR !