Komuna Qendër pritet të ndajë 800 mijë denarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

epa08031137 Search and rescue team from Croatia search in the rubble of a building after an earthquake hit Durres, Albania, 28 November 2019. Albania was hit by a 6.4 magnitude earthquake on 26 November 2019, leaving at least 41 people dead and dozens injured. EPA-EFE/MALTON DIBRA

Këshilli i Komunës Qendër, në seancën e ardhshme do të marrë vendimi për ndarjen e ndihmës financiare në vlerë prej 800 mijë denarëve, për të prekurit nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

Mjetet që pritet të ndahen janë nga rezerva e vazhdueshme e Buxhetit të Komunës Qendër, për vitin 2019. Të njëjta pritet të lëshohen në llogari të posaçme të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Ndryshe, seria e tërmeteve, prej të cilëve më i fuqishmi 6.4 ballë sipas Rihterit, me epiqendër afër Durrësit, shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe lëndimin e mbi 1 mijë të tjerëve. Pjesa dërmuese e banorëve të Durrësit, Thumanës e rrethinës mbeten pa kulm mbi kokë.