Orce Kamçev dhe Ana Kamçeva sot duhej të dalin para gjykatësve në Gjykatën Penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Haraçi” ku si të dyshuar janë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski apo ndryshe siç njihet “Boki 13”.
Ana Kamçeva nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të jetë në seancë dhe për këtë e ka njoftuar gjykatën. Prezent në seancë është vetëm burri i saj, afaristi Orce Kamçev.
Në këtë seancë Boki 13 ka filluar të flet pa leje duke thënë se seanca duhet të anulohet për shkak se ai është me shëndet të rënduar. Gjykatësja i ka thënë që edhe një herë mos të pengojë procesin se do ta nxjerr jashtë.
Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçec, e pranoi fajin kurse një ditë më vonë, ai u dënua me tre vite burg për pjesmarrje dhe negociata mes palëve të përfshira në këtë rast korrupsioni.