Komuna e Tetovës dhe Saubermacher arrijnë marrëveshje për korigjimin e çmimit të faturave

Arrihet marrëveshje mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, Saubermacher. Siç merr vesh portali ynë, sot kryetari Bilall Kasami dhe përfaqësues të kompanisë kanë zhvilluar takim ku është dakordësuar që të ketë korrigjim te faturat e mbeturinave, që ditëve të fundit u bë lajm nëpër media rreth çmimit të lartë. Siç pritet, ditëve në vazhdim Kasami do t’ju drejtohet edhe mediave për detajet e marrëveshjes.