Komuna e Ohrit me automjet të ri për pastrimin e ujërave të zeza, donacion nga Japonia me vlerë prej 60.640 euro

Më 23 qershor, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Otsuka Kazuya mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të projektit në kuadër të GGP në Komunën e Ohrit. Ceremonia u organizua nga kryetari i Komunës së Ohrit, z. Kiril Pecakov, dhe drejtori i Ndërmarrjes se sherbimeve komunale “Niskogradba”, z. Aleksandar Trpenoski, në shenjë falënderimi për donacionin.

Japonia me anë të këtij projekti i mundësoi Komunës së Ohrit të sigurojë automjet të tipit Toyota për pastrimin e rrjetit të kanalizimit. “Ky është një donacion i madh nga qeverina japoneze me vlerë prej 60,640.00 euro.” – theksoi kryetari Pecakov gjatë fjalimit të tij dhe shpjegoi pse ky donacion është i rëndësishëm – “Donacioni vjen në kohën e duhur, duke pasur parasysh përkushtimin e Komunës së Ohrit për mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbrojtjen e liqenit të Ohrit.

Ambasadori japonez Otsuka Kazuya shprehu kënaqësinë e tij në lidhje me rëndësinë e projektitj:

“Ky është projekti ynë i gjashtë i realizuar në Komunën e Ohrit dhe në veçanti, jemi krenarë për këtë projekt,ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe uljen e ndotjes së liqenit të lashtë dhe të bukur të Ohrit.”

Në fund, drejtori i Ndërmarrjes komunale “Niskogradba” z. Aleksandar Trpenoski prezantoi shifrat dhe statistikat, dhe e përmbylli ceremoninë me një demonstrim të vogël të automjetit. “Mjeti i dhuruar tashmë është vënë në shërbim prej një muaji dhe Ndërmarrja e shërbimeve komunale ka arritur të riparojë rreth 200 defekte në rrjetin e kanalizimeve, shumica e të cilave janë në pjesën e vjetër të qytetit, që është një terren specifik për funksionim.

“Shuma e përgjithshme e donacioneve nga populli i Japonisë që nga viti 1996 arrin vlerën e 8.9 milionë euro. Në kuadër të programit GGP, Japonia ka financuar 177 projekte të GGP, nga të cilat në fushën e arsimit më shumë se 75 shkolla dhe kopshte; në shëndetësi 67 institucione të kujdesit shëndetësor; dhe në përmirësimin e mjedisit janë mbështetur 52 komuna.

Sinqerisht,

Ambasada e Japonisë