Hetim për një 70-vjeçar nga Shkupi: Ka përdhunuar një vajzë 11 vjeçare

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi kundër ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Përdhunim të fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet, sipas nenit 199, paragrafi 5 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është një 70-vjeçar, ndërkaq veprimet gjinore i ka kryer ndaj një vajzës 11 vjeçare, të cilës i ka mbajtur orë shtesë.

“Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit me qëllim të sigurimit të pranisë së tij dhe në mënyrë të papenguar ta udhëheqë procedurën: ndalesë për lëshimin e vendbanimit, obligim që të paraqitet në person zyrtar ose tek organi kompetent shtetëror, marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimit, ndalesë që tí afrohet apo ta kontaktojë fëmijën/viktimën, ‘ndalesë të mbajë orë me fëmijë tjerë dhe ndalesë të vizitojë familjen dhe shtëpinë e viktimës”, thonë nga Prokuroria.

Portalb.mk kontaktoi Prokurorinë për të pyetur se pse nuk është kërkuar paraburgim për personin e dyshuar për përdhunim, nga Prokuroria thanë shkurt se i kanë marrë parasysh rrethanat, dhe në bazë të rrethanave mund të sigurohet prania e të dyshuarit.