U mundua ta fshehte, ky është i dashuri i Mikelës

Mikela prej kohësh ka pranuar që është në një lidhje të re.

Ajo e festoi edhe ditëlindjen me personin e zemrës në një organizim shumë privat, nga i cili nuk pamë shumë.

E ajo që e kemi parë ishte një fotografi ku Mikela e fshihte të dashurin.

Megjithatë, atë e kanë gjetur ndjekësit.

Në TikTok po qarkullon fotografia e tij në të njëjtin vend dhe me të njëjtat rroba, indikatorë të fortë që bëhet fjalë për të njëjtin person.

Djaloshi që i ka marrë zemrën Mikelës është artist i tatuazheve./Lajmi.net/