Komuna e Gostivarit shpërndan ujë falas! Ndihma vazhdon sot në Njësinë e Zjarrfikësve

Komuna e Gostivarit njofton se në ambientet e Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar po shpërndahet ujë i pijshëm falas për familjet në rrezik social. Shpërndarja do të vazhdojë edhe sot, ndërsa ka filluar nga ora 14:00. Qytetarët që kanë nevojë për ujë ftohen të paraqiten në këtë lokacion për t’u furnizuar.