Kompensim në para për qytetarët e mbetur pa punë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, informon se qytetarët me ndërprerje të marrëdhënies së punës, kanë të drejtë të kompensimit në para në vlerë prej 50 për qind të neto pagës mesatare mujore të punëtorit për 24 muajt e fundit. Të drejtë të kompensimit në para ka personi i papunë që ka qenë në marrëdhënie pune të paktën 9 muaj pa ndërprerë, ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit, para ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Siç theksohet në kumtesën nga Ministria, kompensimi paguhet në pajtim me vitet e stazhit të punës. Për shembull, kompensim në para paguhet muaj, nëse personi ka stazh të sigurimit të paktën 9 muaj në kohëzgjatje pa ndërprerë ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit, Nëse personi ka stazh prej 10 deri në 12,5 vjet, kompensimi paguhet 6 muaj, ndërsa nëse ka stazh mbi 25 vjet – 12 muaj.

“Vlera e kompensimit mujor në para gjatë papunësisë konfirmohet në bazë të pagave të llogaritura dhe të paguara tek punëtori për 24 muajt e fundit për personin i cili ka të drejtë të kompensimit në para deri në 12 muaj. Kompensimi në para nuk mund të jetë më shumë se 80 për qind e neto pagës mesatare mujore për punëtor në Republikë të publikuar për muajin e fundit”, thonë nga Ministria.

Qytetarët që kanë mbetur pa punë parashtrojnë kërkesë në Qendrën për punësim në vendin e banimit, në kohëzgjatje prej 30 ditëve nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Informacione të detajuara mund të gjinden në faqen Agjencia për punësim. /MIA