Caktohet data e re e Botërorit të pingpongut

Kampionati Botëror i pingpongut, që është shtyrë për shkak të koronavirusit, pritet të organizohet tash nga 27 shtatori deri më 4 tetor në Kore të Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Botërore e Pingpongut (ITTF) në faqen zyrtare, transmeton Koha.net.

Ngjarja ishte paraparë të mbahej në mars në qytetin jug-korean Busan, por u shty shkaku i koronavirusit. Data e dytë e mundshme kishte qenë në qershor, por ITTF këtë javë ka vendosur të pezullojë të gjithë ngjarjet deri në fund të qershorit.

“ITTF ka punuar ngushtë me Ascoacionin e Pingpongut të Koresë për të caktuar data të reja të mundshme”, është thënë nga ITTF-ja.