Shërohet edhe një infermiere në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë së dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se ditën e sotme është shëruar edhe një infermiere e prekur nga COVID-19.

Manastirliu shkruan se çdo punonjës i sistemi shëndetësor është një aset i çmuar.

Numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë dal negativë në testin konfirmues është 22.

Në total janë 131 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë fituar betejën me COVID-19, por që do të qëndrojnë të karantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid19. Forca ”, shkroi Manastriliu në Facebook.