Kompanitë Rent a Car janë para kolapsit të plotë, s’ka masa adekuate për mbështetje

Kompanitë rentakar edhe pse paraqesin segment të rëndësishëm të ekonomisë dhe lëvizin disa veprimtari të tjera, në kushte të krizës të lëna pa ndihmë adekuate financiare janë të përballura me rrezikun nga kolapsi i plotë i sektorit, reagon Grupacioni i kompanive rentakar pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë.

“Duke filluar prej marsit, kur filloi pandemia e cila i mbylli aeroportet dhe kufijtë, dega jonë përjetoi rënie të madhe në punë, me çka u hasëm në grupin e veprimtarive më të rrezikuara në vend.

Rënia për vitin 2020 është mbi 80 për qind, me çka sillet në pikëpyetje ekzistenca e mëtutjeshme e veprimtarisë sonë. jemi të përballur me shpenzime të mëdha regjie si marrja me qira e sporteleve në aeroporte, regjistrimi i automjeteve me pagesë shtesë të sigurimit prej 100 për qind, nxjerrje e detyrueshme e kartonit të gjelbër gjatë regjistrimit, humbje të vlerës së kapitalit, amortizim të automjeteve, u hasëm në situatë të mos mund t’i respektojmë obligimet tona për mirëmbajtje të aktiviteteve afariste”, deklaroi Ramadan Idrizi, kryesues i Grupacionit të kompanive rentakar.

LOE në kumtesë cekë se puna e këtij sektori në vitet e fundit është vështirësuar për shkak të problemit të konkurrencës jolojale. Njëherit, përderisa kompanitë e regjistruara kanë shpenzime më të mëdha për ta ruajtur standardin e lartë dhe cilësinë e shërbimit dhe t’u qëndrojnë përballë kompanive nga shtetet evropiane, ka numër të madh të subjekteve të paregjistruara, si pllace për shitjen e automjeteve, ku persona privat të cilët posedojnë nga disa automjete, pa i përmbushur me atë rast kushtet ligjore, dalin në treg dhe marrin pjesë të madhe të punës.

Në territorin e Qytetit të Shkupit, siç qëndron në kumtesë, janë të regjistruara mbi 50 kompani rentakar, ndërsa në tërë shtetin numri tejkalon 200 kompani. Në vitin e kaluar këto kompani realizuan derdhje të madhe të devizave nga jashtë në vlerë prej mbi 20 milionë euro. Ata janë mes blerësve më të mëdhenj të automjeteve të reja në vend. Vitin e kaluar këto kompani i furnizuan 31 për qind të numrit të përgjithshëm të automjeteve të reja të shitura në vend.

Njëkohësisht paraqesin segment të rëndësishëm në punën e qendrave për servis sepse automjetet rentakar disa herë në vit servisohen në servis të autorizuar. Pjesëmarrje të rëndësishme kanë edhe në importin e pneumatikëve sepse duke e respektuar ligjin ekzistues dhe duke u kujdesur për sigurinë e klientëve realizojnë qarkullim të madh në furnizim dhe ndryshim të pneumatikëve të verës dhe të dimrit.