Tela me gjëmba për MV!

Shkruan: Medai Shaholli

Brukseli zyrtar ka shprehur keqardhjen e tij këto ditë për shkak të vetos bullgare ndaj MV, me të cilën bllokohet hapja e negociatave me BE-në, por nga ana tjetër ky asociacion i sistemit të vlerave demkratike të ”lirisë dhe barazisë” nuk do ta kuptojë aspak shkeljen e vullnetit të popullit shqiptar këtu siç janë pabarazia dhe statusi juridik denigrues i shqiptarëve në kushtetutë i cili përbën më shumë se një të tretën e popullsisë në ”dërzhavën” eksperiment të ashtuquajtur MV.

Qeveria dhe pushteti sllavo-maqedon kanë hartuar një kushtetutë të miratuar edhe nga kuislingët shqiptar të pozitës dhe opozitës që i sanksionon shqiptarët në këtë kushtetutë si bashkësi nomade pa emër, pa gjuhë dhe pa identitet.
Europa e vlerave demokratike ka pranuar si kushtetutë demokratike dhe të avancuar dhe statusin denigrues të shqiptarëve në kushtetutë e ka përshëndetur madje miratimin e saj si normë standarde të demokracisë dhe shtetit juridik si kusht për integrimet europiane.

Kjo është Europa e stadarteve të dyfishta që në njërën anë i vjen keq për veton bullgare ndaj MV, por në anën tjetër i mbyll sytë ndaj trajtimit dhe statusit inferior të shqiptarëve në kushtetutën e ”dërzhavëns’ eksperiment që mbahet në këmbë me patericat e kuislingëve shqiptarë.

Kjo është Europa e mentalitetit të vjetër të albanofobisë së shekullit të kaluar që çështjen shqiptare e ka parë dhe e sheh në kuadër të zbatimit të të drejtave për pakicat të papërfillshme në këtë republikë edhe pse jemi mbi një të tretën e popullësisë një fakt i pakundërshtueshëm ky që Europa plakë e Brukselit dhe e Parisit nuk do t’ia di.

Në këtë drejtim gatishmëria e subjekeve politike shqiptare dhe përpjekjet për një status të barabartë politik në vend janë në nivelin zero, që do të thotë se ata janë pajtuar me këtë status të skllavit.
Po t’i shikosh emrat e tyre, programet e tyre ato janë përkthime dhe kopje konform të SDSM-dhe VMROS-së, që nuk kanë program kombëtar as platforma të zgjidhjes së statusit tonë politik.

Kësisoj, ne shqiptarët e Iliridës përveç se përballemi me albanofobinë e Europës demokratike, ndeshemi dhe me qëndrimet shovene të pushtetit sllavo-maqedon në koalicion me kuislingët shqiptarë.
Gjithashtu, ne shqipot e Iliridës nuk përfillemi nga Tirana zyrare e cila me qëndrimin e saj ndaj ”maqedoncave” të Iliridës na konsideron si mbetje osmane të papërfillshme ardhacakësh e arixhinjësh që flasin rastësisht shqip dhe jo si pasardhës të gjakut të arbrit në këto troje!

E ashtuquajtura ”Platformë e Tiranës” nuk ishte gjë tjetër veçse lojë e zografit të dështuar Rama para vëllamit të tij Zajko për gjoja plotësimin e kërkesave nacionaliste shqiptare të inicuar nga Tirana.
Platforma e sajuar enkas për delet shqiptare bazohej në paçavuren e Marrëveshjes së Ohrit, e cila thotë se minoritetet e këtij vendi gëzojnë të gjitha të drejtat që i takojnë brenda ”dërzhavës” demokratike të MV.
Dhe nuk kishte sesi mos binte poshtë ajo letër mashtrimi e cila
ishte fund e krye demagogji dhe e pamjaftueshme për vullnetin politik të shqiptarëve, ku shumë shpejt edhe kjo letër e zverdhur e zografit të Tiranës, u harrua si shumë nisma të tjera të proklamuara po me aq bujë nga liderët tanë puthadorë të cilat kanë përfunduar në koshin e plehrave.

Arsimimi i mjaftueshëm, zgjimi kombëtar dhe gatishmëria e vet shqiptarëve në këto anë për një trajtim dinjitoz dhe një status të barabartë me fqinjët mbase një ditë do e sjellë ndryshimin e duhur.