Janë vendosur tenda për pacientë para Repartit infektiv në spitalin e Strumicës

Organizata komunale e Kryqit të Kuq Strumicë, në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, ka vendosur dy tenda para Repartit infektiv në spitalin e Strumicës për pacientë që janë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

“Tendat janë vendosur me qëllim që qytetarët dhe pacientët të cilët kanë nevojë për trajtim në këtë repart gjatë periudhës së dimrit të presin të mbrojtur nga moti i lig, ndërsa njëherit të mbahet edhe distanca sociale e personave pozitiv dhe të dyshuar në virusin Kovid-19”, thonë nga Kryqi i kuq i Strumicës.

Shtojnë se edhe ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të përgjithshme në organizatën për parandalim dhe ballafaqim me pandeminë nga virusi.