Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ua ndalon pjesëmarrjen atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që t’ju ndalojë pjesëmarrjen atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia.

““Kudo që kjo nuk është e mundur brenda një njoftimi të shkurtër për arsye organizative ose ligjore, IOC EB i kërkon fuqimisht Federatave Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorëve të ngjarjeve sportive në mbarë botën që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që asnjë atlet ose zyrtar sportiv nga Rusia ose Bjellorusia të mos lejohet të marrë pjesë nën emrin e Rusisë ose Bjellorusisë. Shtetasit rusë ose bjellorusë, qoftë si individë apo ekipe, duhet të pranohen vetëm si atletë neutralë ose ekipe neutrale. Nuk duhet të shfaqen simbole, ngjyra, flamuj apo himne kombëtar”, njofton Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përcjell Klankosova.tv

Po ashtu ky komitet ua ka tërhequr “Udhrat Olimpik” për personat që kanë pozita të larta në qeverinë ruse.

“Vladimir Putin, president i Rusisë, medalja e artë viti 2001, Dmitry Chernyshenko, zëvendëskryeministër i Rusisë medalja e artë viti 2014, Dmitry Kozak, zëvendës shef i stafit të presidentit, medalja e artë viti 2014”.

Njoftimin e plotë mund ta gjeniKËTU