Komiteti Olimpik i Katarit shpreh interesimin për të organizuar Lojërat Olimpike 2032

Komiteti Olimpik i Katarit ka shfaqur interesimin për të organizuar Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në të ardhmen.

QOC po sheh përpara për të organizuar Olimpiadën e vitit 2032, raporton ‘beIN’.

Lidhur me këto plane ka folur edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Katarit, Sheikh Joaan bin Hamad bin Khalifa Al-Thani, i cili ka zbuluar planet.

Mbetet të shihet nëse Katari do të arrijë të sigurojë të drejtën për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2032.

Kujtojmë se Katari do të organizojë edhe Kupën e Botës në futboll në vitin 2022.