Lojtarët e Barcelonës i nënshtrohen sot testeve për Covid-19

Pas gjashtë ditëve të lira, sot lojtarët e Barcelonës janë kthyer në ‘Ciutat Esportiva’.

Pas pushimeve, lojtarët janë kthyer në qendrën e skuadrës, por jo për të filluar stërvitjet.

Sot, yjet ‘Blaugrana’ do të testohen për Covid-19, para se të nisin seancat stërvitore.

Stërvitjet e skuadrës do të fillojnë nesër, me lojtarët të cilët rezultojnë negativ në testet për koronavirus.