E ardhmja e Coutinho caktohet së shpejti

Merkatoja e verës e gjenë Philippe Coutinho krejtësisht në mjegull sa i përket të ardhmes së tij.

Ylli brazilian nuk ka parë ditë të mira që nga transferimi i tij te Barcelona nga Liverpool, duke mos pasur hapësira në ‘Camp Nou’.

Mesfushori luajti i huazuar te Bayern Munich, por gjermanët nuk u bindën që të blejnë kartonin e tij. Kështu, lojtari kthehet te Barcelona për të vendosur tashmë për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, e ardhmja e Coutinho pritet të caktohet shumë shpejt, transmeton lajmi.net.

Me Premierligën që ka përfunduar pritet që të shpejtohet një huazim për lojtarin.

Tottenham Hotspur, Leicester City dhe Arsenal janë tri skuadrat që garojnë për shërbimet e anëtarit të Barcelonës.

Loading...