Komentoi në lajmin e një portali duke shprehur urrejtje, paditet 46-vjeçari

Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër Z.M.(46) nga Prilepi pasi duke komentuar në një lajm të shpërndarë në rrjete sociale nga një portal, ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes.

“Ekziston dyshim se ka kryer veprën penale “shpërndarje të materiali racist dhe ksenofobik nëpërmjet rrugëve të sistemit kompjuterik”. Ai, më 14.10.2021, në një tekst të publikuar në një portal, ka komentuar duke nxitur urrejtje dhe dhunë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.