Komandant Sokoli me shokë: Bashkëkombas të nderuar, votoni për të ardhmen, votoni numrin 5!

Thirrje në vetëdijesim:
Vëllezërve dhe motrave Shqiptarë në Maqedoni

Është momenti i fundit,që të votojmë për ndryshimin, të mendojmë për brezat që do vijnë pas nesh, brezi ynë ishte dëshmitarë i zhvillimëve politike e Kombëtare,në këto 20 vitet e fundit, zhvillime këto,disa për mburrje, si lufta shum e suksesshme UÇK-së në 2001 dhe lëvizjet dëshpëruese, të faktorit politik shqiptar,të dalura gjoja nga lufta.
U bënë plotë 18 vite që BDI, parti politike kjo,që thirrët në luftën e UÇK-së, në të vetmën vlerë të shenjtë për Shqiptarët në Maqedoni, shtrohet pyetja, ka ndonjë vlerë tjetër Ali Ahmeti dhe BDI? Fatkeqësisht jo, sepse veprimet e këtij subjekti politik, kanë treguar të kundërtën. BDI çdo veprim të saj e ka bër për pasurimin e klanit kriminal brenda këtij grupimi, dhe në kundërshtim të plotë me interesat Kombëtare…!!!
Shqiptarët nuk kanë njohuri që ky grupim edhe gjatë luftës së 2001, në krye me Ali Ahmetin, bënte lista dhe emrime në strukturat UÇK-së, që më shumë i ngjanin një strukture politike, se asaj ushtarake, për pak do na kushtonin me humbjen e asaj lufte, po të mos ndërhyhej në momentin e fundit, dhe të ristrukturohej struktura komanduese.
Po ky grupim në krye me Ali Ahmetin, mori të gjitha mjetet në fondin e luftës, dhe asnjëherë nuk dha llogari, se sa mjete ishin shpenzuar për luftën,dhe ku shkuan ato para te mbetura nga ky fond.
Po këta njerëz në krye me Ali Ahmetin, për 18 vjet më radhë do eliminonin gjdo kundërshtim dhe kundrshtar, deri në eliminimin fizik të tyre, për ta mbrojtur ndërrmarjen kriminale, dhe antikombëtare të tyre BDI-në…!!!
Bashkëkombas të nderuar jeni të mashtruar rëndë, në qoftë se mendoni, se BDi është parti e dalur nga lufta, kjo parti dhe ky grupim kriminal edhe luftën, edhe pas luftën,e ka shfrytëzuar për tu pasuruar, me metodat më të fëlliqura, duke vrarë, burgosur e tradhëtuar, duke shkelur mbi gjakun, idealin dhe mundin e djemëve dhe vajzave më të mirë te Kombit…!!!
Pse duhët ta largojmë këtë grupim kriminal? Sepse sdo të jetë e largët dita kur faktet do dalin sheshit, për këtë organizatë kriminale dhe antikombëtare, çka do ju themi fëmijëve tanë pastaj, si e lamë këtë strukturë kaq gjatë apo çka…!!!
Prandaj është momenti i fundit,që bashkarisht, me15 korrik të votojmë ndryshimin Aleancën me Alternativën.
Te mendojmë për të ardhmen e femijëve dhe brezave pasardhës…!!!

TASH ËSHTË KOHA PËR PËRZGJEDHJEN TUAJ VOTO NR(5)