Covid-19, apel nga Manastirliu: “3 veprimet e thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë”

Teksa pak më parë, në një komunikatë të përditshme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se përgjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja, ministrja Ogerta Manastirliu bën thirrje të respektojmë dhe të kemi parasysh tre veprime të thjeshta, por tepër të rëndësishme në luftën kundër Covid-19.

“Lutemi respektoni këto tre veprime të thjeshta, çdo ditë, për t’ju bashkuar përpjekjes së mjekëve dhe infermierëve, për t’a mundur COVID19. Respekto distancën Vendose maskën Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive #RespektoniRregullat #RuaniShëndetin”, shkroi Manastirliu.

Loading...