3 rekorde të mëdha që Messi mund të vendosë deri në fund të sezonit 2020/21

Njëri nga rekordet që argjentinasi mund të thyej për Barcelonën është të bëjë më së shumti paraqitje për klubin, shkruan lajmi.net.

Për momentin, Messi është vetëm katër ndeshje larg thyerjes së rekordit të Xavit për më së shumti paraqitje me Barcelonën.

  1. Xavi – 767 paraqitje
  2. Leo Messi – 764 paraqitje
  3. Andres Iniesta – 674 paraqitje

Më së shumti tituj të fituar me një klub të vetëm

Messi duhet të fitojë vetëm 2 trofe të tjerë për të barazuar rekordin e Ryan Giggs me 36. Duke qenë se Barca është ende në garë për të kërkuar titullin e kampionatit dhe Copa del Rey, është e mundur që Argjentinasi ta arrijë këtë arritje në fund të sezonit.

Më së shumti ‘pichichi’ të fituar në Ligë

Leo Messi fitoi ‘Pichichin’ e tij të 7-të për më së shumti gola të shënuar në Ligë, në fund të sezonit 2019/20. Nëse 33-vjeçari arrin të marrë edhe një, ai do të thyej rekordin e legjendarit Gerd Muller.