Koeman tremb tifozët e Barçës: Shpresoj që Messi të qëndrojë!

Barcelona's new Dutch coach Ronald Koeman poses during his official presentation at the Camp Nou stadium in Barcelona on August 19, 2020. - Crisis-hit Barcelona hailed the "return of a legend" as the Spanish giants today officially named Ronald Koeman as their new coach until 2022. (Photo by Josep LAGO / AFP)

I lumtur që do të drejtojë skuadrën e tij të zemrës. Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua në stolin e Barcelonës, holandezi Ronald Koeman tha edhe fjalët e tij të para si trajner i skuadrës blaugrana, duke nënvizuar se në skuadër nuk do të ketë revolucion pas atij eliminimi të turpshëm nga Bayerni në Champions, ndërsa në lidhje me Lionel Messin theksoi se shpreson të qëndrojë te Barcelona.

“Ky nuk është një revolucion, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e lojës si dhe të bëjmë më të mirën për klubin. Unë jam holandez dhe ne kërkojmë që ta kemi gjithmonë topin në zotërim. Mendoj se jam aq i zoti për të drejtuar Barçën.Kam mësuar nga shumë trajnerë kur kam lujatur vetë në fushë si dhe kam mjaft eksperiencë si trajner. Synimi është të dominosh topin, të luash mirë dhe të fitosh.

“Këto kohë ka shumë komplikacione nga Covidi, por futbolli duhet shijuar dhe është një nga të paktat gjërat që i bën njerëzit e lumtur. Messi? Ai ka një kontratë me ne dhe shpresoj që ai të vazhdojë të luajë dhe për shumë vite me ne. Unë ende nuk e kam takuar personalisht dhe ka shumë për të diskutuar për të ardhmen e tij, por edhe të lojtarëve të tjerë,” deklaroi 57-vjeçari gjatë prezantimit.