Bayern-PSG finalja e Championsit, Gnabry-Leva “thyejnë” Lyonin!

Bayern Munich respekton të gjitha parashikimet dhe prek finalen e Champions League, 7 vite pas triumfit ndaj Borussias së Dortmundit në vitin 2013-të. Bavarezët triumfuan lehtësisht 3-0 ndaj surprizës Olympique Lyon në gjysmëfinale, falë dy golave të Serge Gnbary-it dhe një finalizimi në fund të kryegolashënuesit të Championsit Robert Lewandowski, ndërkohë në finale do të sfidojnë francezët e PSG-së në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kenë mundësi në rast triumfi të arrinë suksesin në të gjitha kompeticionet ku ka kanë marrë pjesë në këtë sezon. Ajo ndaj Lyon ishte një sfidë e dominuar nga skuadra e Hansi Flick që e çoi në 20 numrin e fitoreve rresht në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, teksa Bayerni numëron gjithashtu 28 fitore në 29 ndeshjet e fundit.