Kodi Zgjedhor “përçau” partnerët e qeverisë

Zvarritje e procesit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për shkak të kalkulimeve partiake në Maqedoninë e Veriut. Ky, sipas ekspertit Musliu, është qëllimi i disa partive politike që propozuan mbi gjashtë mijë amendamente për dy project/ligjet për ndryshimin e Kodit zgjedhor, raporton Radio Evropa e Lirë, programi në gjuhën maqedonase. Një pjesë e analistëve, aktin e dorëzimit të gjashtë mijë amendamenteve që disa parti politike i paraqitën mbi ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor, e interpretojnë si zvarritje ose bllokim të vetë miratimit të ligjeve. “Ekziston një term nga demokracia më e vjetër evropiane, që thuhet “stalling”, kjo domethënë zvarritje e të gjithë procesit dhe gjithsesi luhet në pamundësinë e miratimit të ligjit, dhe mbi të gjitha, nuk është hera e parë që te ne të ndodhë një gjë e tillë. Nuk është as hera e parë që diçka e tillë të ndodhë edhe mes partnerëve të koalicionit, këtë e kemi hasur edhe me ligje të tjera. Ndoshta edhe koha e fillimit të miratimit të këtij ligji është arsyeja e bllokimit nga pala tjetër. Edhe nuk besoj që do mund të kenë marrëveshje për modelin e zgjedhur, sepse vlerësimet partiake thonë që nuk ka interes të përbashkët për miratimin e modelit të caktuar; por detyrimisht një pjesë nga i gjithë procesi do të shfrytëzohet për arritjen e pikëve politike, katër muaj para zgjedhjeve”, thotë njohësi i zhvillimeve politike, Albert Musliu. Amendamentet i referohen dy projektligjeve që parashikojnë ndryshime në zgjidhjen ekzistuese ligjore për zgjedhjet. Projektligji i parë parashikon ndryshim të modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, me 120 deputetë të zgjedhur. Projektligji i dytë, përsëri i referohet zgjedhjeve lokale dhe futjen e listave të hapura në zgjedhjen e këshilltarëve. Në projektligjin e dytë po ashtu parashikohet ndryshim në kuotën gjinore nga 40% në numër të barabartë, por me mundësi ndryshimi të numrit të meshkujve dhe femrave në listat për zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Musliu sërish thotë që mospajtimi kryesor mes partive qëndron në njësitë zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare. Kodi zgjedhor, mbi të gjitha, është rezultat i interesave politikë dhe planeve partiake, thotë bindshëm Musliu. Ai gjithsesi, e thekson faktin që listat e hapura janë krejtësisht çështje tjetër, sepse nënkuptojnë uljen e ndikimit të elitës politike dhe shprehjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij, një njësi zgjedhore me lista të hapura, për momentin është teknikisht e pamundur të realizohet. “Besoj se qëndrimet e partive politike për këtë çështje janë të sinqerta, pasi jemi para zgjedhjeve. Sigurisht që këtu po bëhet edhe pak politikë për t’u promovuar tema ku të gjitha palët do e kenë tendencën për t’u shfaqur sa më demokratikë dhe në interes të qytetarëve”, përmbyll Musliu. Grupi parlamentar i BDI-së paraqiti pothuajse 5000 amendamente për projektligjet për ndryshimin e Kodit zgjedhor, pasi siç thonë, besojnë që procesi i ndryshimit të njëanshëm të rregullave të lojës, para se të fillojnë proceset zgjedhore është precedent i rrezikshëm me të cilin ky Kuvend dhe skena politike do të duhet të përballen. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se çdo Kod zgjedhor duhet të miratohet me konsensus sa më të gjerë partiak dhe sa më larg kohës së zgjedhjeve. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja mbrëmë tha se partia e tij paraqiti rreth 600 amendamente për Ligjin