Kloppi parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, insiston se Juventusi është favorit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi që beson se bardhezinjtë kanë skuadër shumë të mirë. Kloppi tha se nuk e kupton se si Juventusi nuk është dhjetë pikë para në krye të tabelës së Serisë A.

Bardhezinjtë janë për momentin me baras pikë me Interin në krye të tabelës së Serisë A, ndërsa e kanë vetëm një pikë më shumë sesa Lazio. Ndërsa, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të përballen me Lyonin.

“Juventusi ishte favorit edhe para se të niste sezoni. Ata e kanë skuadrën më të madhe që e kam parë në jetën time. Është një çmenduri sepse edhe i kanë lojtarët cilësorë”, ka thënë Kloppi.

“Natyrisht, unë nuk shikoj futboll italian mjaftueshëm sepse me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si Juventusi nuk është me dhjetë pikë përpara në krye të tabelës së Serisë A”.

“Edhe Bayern Munichu ka skuadër të madhe, ndërsa PSG-ja është e mrekullueshme kur i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Nuk mund ta harrosh kurrë Barcelonën e as Manchester Cityn, pasi që ndër synimet e tyre do të jetë edhe Liga e Kampionëve”.

“Unë s’kam ide nëse ne do të mundë ta fitojmë sërish titullin e Ligës së Kampionëve, por duhet të bëhemi gati për këtë. S’kam ide se sa larg mund të shkojmë, por s’duhet të mendojnë ende për më larg sesa për ndeshjen e së martës kundër Atleticos”.

Loading...