Klopp tallet me formën e tij shkaku që refuzoi Liverpoolin për Chelsean, Caicedo ia kthen gjermanit

Moises Caicedo ka luftuar për të bërë çdo lloj ndikimi pas lëvizjes së tij te Chelsea.

Megjithatë, mesfushori ka siguruar tifozët e klubit se do t’i bëjë të lumtur në një të ardhme të afërt.

“Moises i vjetër do të kthehet dhe do të vazhdojë të triumfojë dhe t’i japë shumë gëzim Chelseat”, deklaroi ai.

“Jam i qetë sepse e di se momente të tilla do të vinin dhe unë duhet të mbetem i fortë mendërisht. Pochettino gjithmonë më mbështeti”, ka shtuar me tej Caicedo

Caicedo dhe Romeo Lavia refuzuan lëvizjet në Liverpool në favor të Stamford Bridge gjatë verës, me Blutë që shpenzuan më shumë se 150 milionë euro për të nënshkruar dyshen e mesfushës.

Ndërsa Caicedo po gjen gradualisht këmbët e tij, Lavia nuk ka bërë ende debutimin e tij për shkak të lëndimit. Jurgen Klopp tha se klubi ishte me fat që nuk e transferoi dyshen.