FIFA publikon listën e të nominuarve për lojtarin më të mirë për vitin 2023

Janë zbuluar finalistët për çmimin “FIFA The Best”.
Çmimi do të ndahet për paraqitjet nga 19 dhjetor 2022 deri më 20 gusht 2023, prandaj Kupa e Botës nuk përfshihet.

Fituesi do të zgjidhet më 15 janar të vitit të ardhshëm.

Në kategorinë e meshkujve janë nominuar Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, derisa në kategorinë e femrave janë Aitana Bonmati, Linda Caicedo dhe Jennifer Hermoso.

Tre trajnerët finalist janë Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Yassine Bounou, Thibaut Courtois dhe Ederson janë treshja e portierëve.