Klopp për humbjen ndaj Leeds: Kjo është situata, ne po punojmë për zgjidhje

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur për humbjen ndaj Leeds.
Se nuk është në formë të mirë ‘Reds’ këtë edicion po e dëshmon ndeshje pas ndeshje.

Pas 12 xhirove në Premier Ligë, Liverpooli pozicionohet në vendin e nëntë, me katër fitore, katër humbje dhe po ashtu katër barazime.

Mbrëmë ekipi i Jurgen Klopp pësoi disfatë 2:1 në shtëpi ndaj Leedsit.

Pas ndeshjes trajneri gjerman tha se po mundohen të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Kjo është situata, ne do të punojmë për zgjidhje. Nuk është justifikim, por ne e kemi problemin që nga dita e parë me lëndimet ose lojtarët në gjysmë formë.

Është një sezon brutal për ne, sepse ne kemi pasur lëndime që nga dita e parë dhe disa lojtarë na është dashur të kthehemi me nxitim”, u shpreh Klopp.

Kujtojmë që në Ligën e Kampionëve skuadra angleze ka siguruar kualifikimin në 1/16 (duke u pozicionuar e dyta pas Napolit, në grupin A).