Januzaj nuk është i lumtur te Sevilla – kërkon rikthimin në Real Sociedad

Adnan Januzaj dëshiron të kthehet në Real Sociedad.
Merkaton e verës anësori ishte i liruar nga kontrata me Sociedad dhe vendosi për një aventurë të re.

Kosovari me pasaportë belge vazhdoi rrugëtimin në Spanjë, por te Sevilla.

Mirëpo, mesa duket Januzaj nuk është i lumtur në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’, pasi kërkon largimin.

Sipas raportimit të ‘Fichajes’, Adnan Januzaj kërkon rikthimin në Real Sociedad, transmeton lajmi.net.

E përditshmja spanjolle njofton se agjenti i tij ka kontaktuar klubin për të diskutuar një kthim prapa.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i tij në ‘Anoeta’.