Klopp ankohet për Mane: Pse nuk akordohen ndërhyrje të parregullta ndaj tij?

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është shprehur i lodhur me situatat që lidhen me Sadio Mane, duke thënë se lojtari faulohet shumë por gjyqtarët heshtin.

Mane është në mesin e lojtarëve më të faulluar në Premier League, dhe Klopp është i shqetësuar me këtë fakt.

Trajneri gjerman beson se lojtari duhet të jetë më i mbrojtur nga gjyqtarët e Premier League, gjë kjo që nuk ndodh realisht.

“Situata e Mane… jam i lodhur me këtë. Jam i lodhur që duhet të mbajmë jashtë një lojtar dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ata e faulojnë por ai nuk merr faull”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Kjo është për çfarë flisja. Ndoshta dikush mund të shpjegojë pse ai nuk merr gjuajtje të lira? Mos më thoni se shtiret, sepse e njoh mirë. E njoh më mirë sesa secili prej jush, dhe ai nuk shtiret”, ka shtuar gjermani.

Sadio Mane luajti për 90 minuta në ndeshjen e mbrëmshme të Liverpool ndaj Arsenal.