Klluge i OBSH-së: Vaksinat për Maqedoninë do të arrijnë për disa javë

Vaksinat nëpërmjet sistemit Kovaks në Maqedoni do të arrijnë për disa javë. Kështu ka deklaruar për TV Telma, Hans Kluge, drejtor rajonal për Evropë në OBSH.

Megjithatë ai nuk ka dhënë datë të saktë, përderisa UNICEF dhe prodhuesi nuk e caktojnë datën e transportit.

Hans Klluge tha se është e nevojshme për pakë durim ngase të gjithë vendet e botës po ballafaqohen me mungesë të vaksinave.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë gjithçka që duheshe, jo vetëm për vaksinat por edhe për përgatitjen e sistemit shëndetësor, të sigurojë trajnim adekuat dhe pajisje. Porosi për Maqedoninë e Veriut është bërë dhe bëhet fjalë për disa javë. Në kontakt jam me selinë e UNICED si dhe me zyrën rajonale që të bëhet gjithçka që është e mundur që të përshpejtohet procesi”, ka thënë Klluge, transmeton SHENJA.