Selmani: Në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup shiteshin notat, varësisht nga provimi edhe çmimi

Nafie Selmani

Pa dashur ta mbroj UT në asnjë rast dhe asnjë mënyrë, për skandalin tashmë të njohur, e sesi shiten aty notat, duhet të them se në kohën kur isha studente, dmth periudha 94/95 – 99/2000 kisha shok në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “QM” -Shkup, ai vetë mësonte shumë “i gjori”, sot është një specialist/subspecialist shumë i mirë, por ama flitej se edhe aty kishte raste kur notat merren me para. Bile me sa mbaj mend varësisht nga pesha e lëndës së provimit shkonin edhe çmimet e notave. Psh flitej se për lëndën e Anatomisë çmimi ishte 5 mijë euro, ndërsa Citologji thuhej 500 E. Pastaj, me sa mbaj mend, diku ka viti 2005/2006 për këtë dukuri pat shkruar edhe një gazetë ditore këtu.

Atë që dua ta them, është se pavarësisht këtyre dukurive negative që kanë ndodhur dhe po ndodhin, gjë e cila duhet të përfundojë me shkarkimin e këtyre profesorëve, por ama s’guxojmë t’i dekurajojmë të rinjtë që të regjistrohen në UT, e ta përbaltim edhe më shumë se që ka arritur BDI ta përbaltos, sepse sot të rinjtë, për dallim nga gjenerata ime për shembull, botën e dijes e kanë në dorë, kanë qasje në libra, studime shkencore, eksperimente, etj, ne secilën kohë. Natyrisht se nevojiten profesorë të mirë e punëtorë, por shqiptarët e kanë fituar me gjak UT dhe pavarësisht degradimit që ia kanë bërë partitë politike ne pushtet, ne s’duhet lejojmë që edhe më shumë ta përdhosim atë. Këtu nuk duhet harruar as profesorët e mirë aty, të cilët pa fajin e tyre janë viktima kolaterale e sot mund të ndihen e keq. (Status në Facebook)