Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile sot kumtoi se në tërësi i përgënjeshtron pretendimet e nënës me foshnjën katërmuajshe, e cila thotë se qëndrojnë në spital dhe asnjë mjek gjatë kësaj kohe nuk ua ka treguar rezultatet nga testet për Kovid 19.
Nga Klinika sqarojnë se nënës disa herë i është sqaruar gjendja shëndetësore e fëmijës, si dhe nevoja për marrje e dy shtrisove njëpasnjëshëm.
“Fëmija kontrollohet rregullisht çdo ditë dhe shërbimin mjekësor kujdestar hynë të paktën tre herë. Nënës i sigurohen të gjitha kushtet e mundshme, nga ena për ngrohjen e ujit, kozmetikë për foshnjën, furnizimi me ujë dhe produkte të tjera që Klinika e Sëmundjeve Infektive i merr si donacion. Fëmija kontrollohet intensivisht me rekomandim të pediatrit pavarësisht nga pasqyra e mirë klinike”, thuhet në kumtesën e Klinikës.
Prej atje thonë se nëna dhe foshnja sot nuk do të çregjistrohen nga spitali, jo për shkak të fëmijës, strisoshte e të cilit janë negative dhe të kompletuara, por për shkak pritjes së rezultatit nga strishoja e nënës.
“Gjëja më e rëndësishme është që edhe fëmija, edhe nëna janë në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore, dhe nëse do të ishin lënë pas dore në trajtim, nuk do të kishte qenë kështu. Ne e kuptojmë që pacientët humbasin durimin e tyre gjatë trajtimit afatgjatë, por ne si institucion i kujdesit shëndetësor duhet të respektojmë të gjitha protokollet e trajtimit spitalor dhe nuk duhet të çregjistrojmë pacientët para se të plotësohen të njëjtat”, thonë nga Klinika.
Administrata e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, siç u njoftua, i ndjek të gjitha standardet për punë profesionale, dhe do të fillojë procedurë të brendshme për zgjidhjen e situatës, duke theksuar se të gjitha protokollet për trajtimin spitalor të pacientëve që qëndrojnë në klinikë janë dërguar.